Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Altin Dumani emërohet kreu i ri i SPAK

-640-0-1671187991xdumani-433

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK.

Në votimin e zhvilluar sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Dumani mori 5 vota të anëtarëve.

Ndërsa kandidatët e tjerë, Adnan Xholi mori 1 votë dhe Edvin Kondili mori 4 vota.

Altin Dumani do të zëvendësojë kryetarin aktual të SPAK, Arben Krajën.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla tha se Dumani do të marrë mandatin e kreut të SPAK më datë 19 dhjetor.

“Me 5 vota pro zoti Altin Dumani emërohet drejtues i Prokurorisë së Posaçme. Mandati i zotit Dumani do të jetë 3 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje duke filluar nga data 19.12.2022 deri më 18.12.2025.

Të njoftohet me këtë vendim zoti Dumani dhe Prokuroria e Posaçme. Kundër këtij vendimi mund të bëhet apel në Gjykatën Administrative të Apelit jo më vonë se 5 ditë nga shpallja e vendimit” – tha Balla.

Në sallën e KLP ndodheshin përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të Ambasadës amerikane, përfshirë ambasadoren Yuri Kim.

I pari që u intervistua nga KLP-ja ishte Adnan Xholi i cili tha se ai do të çojë para drejtësinë jo mbi bazën e opinioneve, por mbi bazën e fakteve.

E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani, i cili tha se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet.

I fundit u mor në pyetje kandidati Edvin Kondili, i cili deklaroi se do të angazhohej në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që në ditën e parë të marrjes së detyrës nëse do të zgjidhej në krye të SPAK.

Related Posts

Leave a comment