Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ka shumë teori konspirative”, Yuri Kim tregon pse shkoi në KLP, ku pritet të zgjidhet kreu i SPAK

-640-0-1671201506xcapture-662

Ambasadorja e SHBA-sa, Yuri Kim ka treguar pse ka zgjedhur që të ndjekë nga afër procesin për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

“E shoh që ka shumë teori konspirative që dua të shpjegoj veten, dua të shpjegoj pse erdha. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën dhe SPAK, pse erdha për të thënë që ky është një moment i rëndësishëm, erdha sepse ajo që është e rëndësishme në këtë tranzicion është integriteti i procesit.

Nuk jam këtu se për këtë duhet të votojnë ose jo, nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA është e drejtpërdrejtë me shqiptarËt dhe ju e dini këtë, dhe ju e dini që unë vetë nuk jam një person që i bën gjërat e buta, unë them çfarë nënkuptoj dhe nënkuptoj atë që them dhe përfaqësoj politikën e SHBA.

Mbetet prioritet i SHBA që reforma të mund të zbatohet plotësisht, është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë meritë për këtë, duke filluar me qeverinë. Merita i shkon dhe opozitës dhe kritikëve që e mbajnë qeverinë të ndershme se kjo është puna e tyre”, tha Kim.

Related Posts

Leave a comment