Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dumani kreu i ri i SPAK/ Meta sulmon drejtësinë: Ka pasur shumë tifozeri, reforma është kthyer në ‘Rama-formë’. S’kam…!

Meta-2-750x375

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24 ka folur në lidhje me garën e zhvilluar për kreun e SPAK dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Meta deklaroi se sipas reformës në Drejtësi kreu i SPAK ka një rol drejtues procedural dhe se për këtë çështje ka pasur shumë ‘tifozeri’, ndërsa shtoi se reforma prej shumë kohësh është kthyer në një “Rama-formë”.

I pyetur për përplasjen e kryeministrit Rama me ambasadoren Kim dhe ndikimin në garën për kreun e SPAK, Meta u shpreh se është diçka që nuk ka hapësirë për komente pasi qytetarët duan një hetim për gjithë skandalet në vend duke nisur nga thyerja e embargos me Rusinë te porti i Durrësit dhe investigimi i korrupsionit sistemik në dogana.

“Nuk kam asnjë koment për këtë zgjedhje, aq më tepër që sipas reformës në drejtësi drejtuesi i SPAK ka një rol procedurial drejtues dhe njëkohësisht ka patur kaq shumë debate dhe tifozeri për këtë çështje. Në gjykimin tim jo vetëm si kreu i PL-së për shkak të pozitave që kam pasur në të kaluarën kjo reformë prej kohësh është kthyer në një “Rama-formë” në tërësinë e vetë dhe nuk më zgjon ndonjë emocion të veçantë pasi kriza e mungesës së rezultateve sa i takon funksionimit të shtetit të se drejtës nuk mund të fshihet për shkak të atmosferave që krijohen që nuk na heqin vëmendjen nga thelbi i problemit.

Në këto 6 vite Shqipëria ka rënë mbi 20 vende sa i takon indeksit të korrupsionit sipas Parlamentit Evropian. Shqiptarët sot renditen si populli me të ardhurat më të ulëta në kontinent krahasuar më gjithë fqinjët tanë. Kjo është për arsye se korrupsioni është në nivelin më të lartë jo vetëm në rajon.

Nuk kam se çfarë komenti të bëj për çështjen e ambasadores pasi nuk ka hapësirë për komente, do donim një hetim për çështjen e kontrabandës që kanë lajmëruar mediat malazeze duke thyer embargon e BE dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar ndaj Rusisë apo të shihnim ndonjë iniciativë për portin e Durrësit apo skandalet që dalin përditë në lidhje me korrupsionin sistemik në dogana e shumë fakte të tjera”, u shpreh Meta.

Related Posts

Leave a comment