Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Paralajmërimi i kreut të CIA-s: Kina mund të sulmojë Tajvanin

-640-0-1671442062xcia-909

Shefi i CIA-s William Burns ka deklaruar se Kina mund të sulmojë Tajvanin në vitet e ardhshme, duke pretenduar se presidenti kinez Xi Jinping “po përgatitet për luftë” në ambicien e tij për të bashkuar ishullin me territorin kinez.

I pyetur në një intervistë me rrjetin PBG, Burns theksoi se, megjithëse Kina ka këmbëngulur publikisht në synimin e saj për të kontrolluar Tajvanin me mjete paqësore, ajo gjithashtu ka udhëzuar udhëheqjen e saj ushtarake që të jetë gati në vitin 2027 për të nisur një luftë eventuale.

“Unë nuk jam i sigurt se do ta mat atë me muaj apo një vit (…) Përgjigja e sinqertë është se sa më tej të shkojmë në këtë dekadë, aq më të mëdha janë rreziqet e një konflikti ushtarak”, tha shefi i CIA-s.

Ndërkohë, ai theksoi se prioriteti i CIA-s nuk është vetëm se si një konflikt mund të ndikojë në Tajvanin, por edhe se si ai do të ndikojë në “sfidën afatgjatë gjeopolitikE”.

“Gjatë dy viteve që unë kam qenë drejtor, ne kemi krijuar një qendër të re misioni, e cila është një lloj blloku organizativ i CIA-s. Është e vetmja qendër misioni në një vend që kemi, e fokusuar në Kinë. Ne kemi vendosur burime, personel dhe prioritete në atë drejtim, sepse është një konkurrencë globale”, shtoi ai.

Megjithatë, ai kujtoi se Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë krijuar një partneritet “mjaft të ngushtë” vitet e fundit.

Related Posts

Leave a comment