Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëria merr 3 dronë Bayraktar, Rama: Janë të një niveli të lartë teknologjie, do të trajnohen më shumë se 30 njerëz për t’i përdorur

-640-0-1671549901xramapng-144

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Turqinë për dronët Bayraktar që Shqipëria bleu ditën e sotme, ndërsa tha se këta dronë janë të një niveli të lartë teknologjie.

“Të gjithë ne e dimë se kur vjen fala për mjete pa pilot, dronet nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh, radhë, sepse radha është shumë e gjatë dhe nga ana tjetër është fati të jesh në anë e duhur.

Krenar që jemi të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake, NATO-s dhe në të njëjtën kohë të jemi të rreshtuar në një partneritet strategjik mes nesh dhe Turqisë. Marrëdhënie e natyrshme e ndërtuar ndër vite, sot është në pikën më të mirë.

Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes FA tona dhe kompanisë bajraktar që do kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihëm e kompanisë bajraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment