Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bastisje dhe kontrolle, në kërkim të Talo Çelës, ja çfarë po ndodh në rrugët e Elbasanit

auto_-640-0-63a2c9f398dd61671614828

Policia vijon kërkimet për të shumëkërkuarin Talo Çela. Dyshimet janë se ai fshihet në qarkun e Elbasanit prandaj policia prej 3 ditësh po vijon bastisjen dhe kontrollet.

Mësohet se policia është vendosur në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit të Elbasanit dhe po ushtrohen kontrolle në mënyrë të imtësishme në automjetet që lëvizin në këto akse.

Elbasani është një nga qarqet më problematike për kriminalitetin në vend, për shkak të grupeve që kalojnë aty por edhe të vrasjeve të pazbardhura që kanë ndodhur në qytet vitet e fundit.

Pas dëshmisë së dhënë nga i penduari Nuredin Dumani i cili pas arrestimit më 30 mars të këtij viti zbardhi një serish krimesh në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, policia ka kryer disa kontrolle për kapjen e Talo Çelës por të gjitha kanë dështuar pavarësisht angazhimit të efektivave nga Tirana.

Related Posts

Leave a comment