Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Konflikti për 700 kg drogë/ Zgjerohet seria e hakmarrjes mes grupeve, zhduket miku i ngushtë i shqiptarëve të vrarë në Athinë

-640-0-1671543693xkronikk-184

Seria e hakmarrjes për humbjen e 700 kg drogë duket se nuk do të ndalet me vrasjen e dy shqiptarëve 2 ditë më parë në Greqi dhe 49-vjeçarit Edmond Papa pak ditë më parë në Tiranë.

Mediat greke bëjnë me dije se në 24 orët e fundit është zhdukur edhe një tjetër person me origjinë shqiptare i quajtur Leonardo, i cili ka pasur marrëdhënie mjaft të afërta me dy viktimat e atentatit mafioz në Greqi.

Kjo ka rritur dyshimet se vrasjet në lidhje me këtë konflikt të hapur mes bandave nuk janë ndalur duke shtuar frikën e autoriteteve se mund të ketë të tjera eliminime.

Dy shqiptarët u vranë në Greqi me 7 plumba mbrëmjen e të dielës. Policia ka dyshime se ata janë qëlluar nga e njëjta dorë që ekzekutoi biznesmenin Edmond Papa në Tiranë, pasi identikiti dhe mënyra e të vepruarit janë të njëjta.

Autori duket se ka pasur eksperiencë në përdorimin e armës dhe nuk ishte hera e parë që kryente një atentat të tillë mafioz. Ai nuk hezitoi të hynte në një lokal të mbushur me njerëz dhe të qëllonte 7 herë objektivin e tij nga një distancë e afërt.

Related Posts

Leave a comment