Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Transportonin 85 kg kanabis në Fier, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari dhe shpallet në kërkim një tjetër

Screenshot_11-2-750x375-1-750x375

Në kuadër të operacionit policr të koduar “Hamil” është arrestuar një 25-vjeçar me iniciale A.T.  dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 31-vjeçari me iniciale N.R, të cilët transportonin 85 kilogramë kanabis.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, 2 personat e sipërpërmendur që po transportonin lëndën narkotike, me një automjet tip “Audi Q7”, pasi kanë parë që po ndiqeshin nga shërbimet e Policisë, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar. Gjatë ndjekjes nga Policia, në fshatin Hamil, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej tyre, 25-vjeçarit A.T.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi N. R., u gjetën dhe u sekuestruan 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 85 kg.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N. R., 31 vjeç, banues në Hamil, i cili drejtonte automjetin në të cilin u gjet lënda narkotike. Punohet për kapjen e tij.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Related Posts

Leave a comment