Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kush tentoi ta vrasë Joy-in? Kolegia: I dashuri i saj, një biznesmen i rëndësishëm në Shqipëri. Nuk jeton në Tiranë

-640-0-bbd6ae29132f156584982f3611cc689e

Ka folur sot nga Kenia në emisionin “Pa Gjurmë” shoqja e Xhoit dhe ish-kolege e saj në kazino, 22-vjeçares që është dhunuar dhe ndodhet në koma në Tiranë. Shoqja e 22-vjeçares ka të njëjtin emër si e dhunuara.

Joy Brenda ka zbuluar detaje të rëndësishme për punonjësen e kazinosë që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar.

Ndërkohë, ajo ka zbuluar se 22-vjeçarja që u dhunua barbarisht kishte të dashur një biznesmen të rëndësishëm, që nuk jetonte në Tiranë, por vinte vetëm 3-4 ditë. Ajo tha se vetëm ajo e dinte për të dhe se nuk mund të flasë shumë nga frika.

Biseda e plotë me shoqen e Xhoit

Gazetari: Çkemi Joy?

Gazetari: Je në Kenia tani?

Gazetari: Dua të të pyes lidhur me diçka për shoqen tënde Joy? Keni të njejtin emër?

Gazetari: Punoje në të njejtën kazino me Joyn?

Gazetari: Shoqja jote Joy, të tha për ndonjë problem që mund të kishte? Çfarë dyshon ti? Mund të ketë qenë e mërzitur apo e frikësuar për ndonjë gjë?

Joy Brenda: Nuk mund të them e frikësuar. Personi i vetëm për të cilin ajo më ka folur është shoferi. “Ai djalë po më përndjek për dy javë”. Kjo ishte e vetmja ankesë që ajo kishte

Gazetari: E dini emrin e tij?

Joy Brenda: Po, emri i tij është …

Gazetari: E dini mbiemrin e tij?

Gazetari: Sa vjeç është ai?

Joy Brenda: Ai është 32

Gazetari: Po në lidhje me Emilin? Emili ishte shoqja e dhomës së Joyt?

Joy Brenda: Po, ato të dyja ishin në punë, Joy e mbaroi punën në orën 02:00 të mëngjesit ndërsa Emily në orën 07:00. Supozohej që kur të kthehej ta gjente Joyn në gjumë

Gazetari: Kur ajo u kthye në dhomë nuk e gjeti Joyn atje?

Joy Brenda: Jo, nuk e gjeti Joyn në shtëpi dhe fjeti gjumë

Gazetari: Dhe çfarë ndodhi më vonë?

Joy Brenda: Joy supozohej të ishte në punë në orën 3 pasdite. Nuk u paraqit dhe mua më morën në telefon shoqet e saj të më pyesin, dhe unë i thashë “më lejoni pak minuta të telefonoj dhe ju kthej përgjigje”. E telefonova numrin e Joyt dhe telefoni rezultoi i fikur, telefonova persona të tjerë që mund të kishin dijeni se ku ishte Joy dhe askush nuk dinte gjë

Gazetari: Kush e gjeti Joyn jashtë dhomës, të shtrirë në tokë?

Joy Brenda: Dy vajza nga Gjeorgjia. Njëra prej tyre po pinte cigare në ballkon dhe dëgjoi dikë që merrte frymë me rënkim, ajo thirri shoqen e saj duke menduar se është një qen që po vuan nga dhimbja, dhe aty vunë re që ishte një person. Kështu u gjet Joy.

Gazetari: A ka qenë ndonjëherë në polici lidhur me këtë ngjarje ndërkohë që ishe në Shqipëri?

Joy Brenda: Po më thirrën dhe më pyetën për disa gjëra. I kam thënë që nuk mund të flas lidhur me diçka ndërkohë që nuk kam qenë atje

Gazetari: A ishte Joy në një lidhje me dikë ndërkohë që jetonte në Shqipëri?

Joy Brenda: Po ajo kishte të dashur. Unë vetëm atë djalë njoh

Gazetari: Ishte shqiptar apo i huaj

Joy Brenda: Ishte shqiptar

Gazetari: Ai jeton këtu në Tiranë?

Joy Brenda: Jo. I kam thënë dhe policisë që nuk mund të flas shumë për të sepse ai ishte një person shumë serioz dhe i rëndësishëm, shqiptar, por vinte rrallë në Shqipëri. Ai thjesht vinte në Shqipëri për 3-4 ditë dhe ikte. Dukej si biznesmen

Gazetari: Ti je në Kenia dhe e le punën në kazino?

Gazetari: Nuk do kthehesh më në Shqipëri?

Joy Brenda: Jo. Të them të drejtën nuk jam e lumtur për çfarë ndodhi me Joyn dhe me të gjithë situatën. Atje ku jetonin ata është një ambasadë dhe ambasada ka kamera, por ky është muaji i pestë dhe ende nuk ka një të dhënë se çfarë ka ndodhur atë ditë

Gazetari: Ti si shoqja e Joyt, çfarë dyshon se ndodhi me të?

Joy Brenda: Ne kishim turne të ndryshme në punë, vetëm pak shiheshim. Nëse do isha prezente atë ditë do kisha disa konkluzione. Personi që jetonte me të është personi që di gjithçka lidhur me ngjarjen. Ne jemi vajza, flasim me njëra-tjetrën ndajmë gjëra, por lidhur me këtë rast jemi ulur kemi diskutuar çfarë mund të ketë ndodhur me të, dhe askush nuk di të thotë çfarë ndodhi.

Gazetari: Është shumë e çuditshme që askush nuk di asgjë, apo jo?

Joy Brenda: Po shumë e çuditshme, unë këmbëngul te shoqja e dhomës, që besoj se ka shumë informacione të cilat ajo nuk po i jep. Ajo është personi që di se kush ka hyrë në shtëpi, besoj se ka informacione më shumë se çdo person tjetër.

Related Posts

Leave a comment