Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nga avionët luftarakë te “spiunët”, operacioni sekret që u organizua për të dërguar Zelensky-n në SHBA

-640-0-1671725256xcappppng-321

Vizita e Volodymyr Zelensky në SHBA shihet si historike pasi ishte e para jashtë shtetit që kur Rusia pushtoi vendin e tij. Ai u sigurua që të dërgojë mesazhe të shumta në fjalimin e tij në Kongres pasi siguroi mbështetjen publike të Joe Biden për furnizime të mëtejshme me pajisje ushtarake.

Megjithatë, për të arritur në tokën amerikane, Zelensky u parapri nga një operacion top sekret që përfshinte avionë luftarakë nga më shumë se një forcë e armatosur e vendeve anëtare të NATO-s. Hapi i parë i operacionit ishte udhëtimi me tren nga Ukraina në Poloni të mërkurën në mëngjes.

Zelensky shoqërohej në udhëtim nga ambasadorja e SHBA- së në Ukrainë, Bridget Brink. Kur treni mbërriti në stacionin hekurudhor në qytetin Przemyśl, Zelensky u dërgua me automjetin e ambasadës në aeroportin Rzeszoë ku ai hipi në një avion të Forcave Ajrore të SHBA.

Fluturimi Boeing C-40 Clipper u ngrit nga Polonia në orën 8:15 të mëngjesit të së mërkurës (me orën e Polonisë) dhe më në fund u ul në bazën e Forcave Ajrore të SHBA Andrews pak pas asaj pasdite (me orën amerikane).

Që nga momenti kur avioni që transportonte Zelensky u ngrit, filloi një operacion i detajuar për të parandaluar çdo ndërhyrje ruse në udhëtimin e parë të presidentit ukrainas jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë. I pari që u ngrit, sipas Daily Mail, ishte një aeroplan gjerman spiunazhi Boeing AWACS për të siguruar që avioni që transportonte pasagjerin e rëndësishëm të kalonte i sigurt mbi Detin e Veriut, zonë e frekuentuar nga patrullat e nëndetëseve ruse.

Hapi tjetër ishte ngritja e një F-15 nga Britania në mënyrë që të shoqëronte avionin amerikan në kufijtë e hapësirës ajrore amerikane përpara se të bënte një ulje në bazën Andrews dhe prej andej të fillonte vizitën totale 10-orëshe të Zelensky në SHBA.

Related Posts

Leave a comment