Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Refuzimi, Rama: Nuk e votojmë Ledio Brahon si Avokat të Popullit, që s’ka lënë gjyq pa humbur me ne

Rama-1-2-750x375

Kryeministri Edi Rama e ka deklaruar hapur se PS-ja nuk do të votojë kandidaturën e PD-së, për avokatin e Popullit, që është Ledio Braho.

“Sa i përket avokatit, mbajeni se do ju duhet se keni probleme vulash dhe firmash, por nuk mund ta sillni këtu që ne ta votojmë, kemi marrë përsipër propozimin për avokat në të shkuarën, dhe kur ishim në opozitë nuk sillnim avokatin tonë, por një figurë që kanë pasur mundësinë që në mos mbështetjen me krahë hapur, por mbështetjen me votë, sillni avokat të PD që s’ka lënë gjyq pa humbur me ne.

Kaq keq jeni kandandisur, deri këtu u hap pazari, s’mbeti njeri më, kështu që kjo nuk ka shans fare, s’ka asnjë përpjekje për të ngatërruar votimin, avokat i partisë suaj në luftë për vulën, nuk i  votojmë ne. Sa i përket votimit tjetër, votimi tjetër është votim i lirë, i secilit, dakord”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment