Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e Edmond Papës ende pa autor, dyshohet se u ndoq nga Saranda në Tiranë, tre personat me të cilët u takua para ekzekutimit

-640-0-1671463211xpapa-189

Gazetarja Xhensila Kodra në një lidhje për Abc Live ka zbuluar më shumë detaje rreth hetimeve për vrasjen e Edmond Papën pak ditë më parë në një lokal në zonën e Komunës së Parisit. Gazetarja tha se policia po bashkëpunon me autoritetet greke për të verifikuar nëse vrasja e Papës ka lidhje me atë të dy shqiptarëve në Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja.

“Policia e Tiranës kërkon informacion nga autoritetet greke. Ka të bëjë nëse dy shtetasit shqiptarë janë me Edmond Papën apo janë palë kundërshtare. Policia ka informacion se dy personat e vrarë në Greqi kanë pasur lidhje të ngushta shoqërore me Edmond Papën. Nëse Papa kanë pasur lidhje indirekte me 700 kg kanabis që janë humbur në këto grupe kriminale.”, tha gazetarja.

Gazetarja theksoi se policia ende nuk ka një person të dyshuar për faktin se kamerat e sigurisë e kanë fiksuar autorin kur del nga lokali dhe kur hyn në një tunel brenda pallateve për t’u larguar. Policia po heton gjithashtu nëse autori ka pasur bashkëpunëtor apo nëse është larguar i vetëm.

“Sipas burimeve të Abc News, konfirmohet se ka pasur kamera sigurie që kanë fiksuar momentin e autorit që ka shkuar pranë lokalit dhe kur është larguar por nuk ka një pamje të fytyrës sepse ka qenë me kapuç. Janë grumbulluar disa prova të vlefshme, janë sekret hetimor. Nuk i konfirmojnë se për çfarë bëhen fjalë.

Pritet të ketë një ADN në lidhje me këto prova nëse ka pasur shenja gishtash. Policia nuk ka konfirmuar as fazën e hetimit. Ka të bëjë me mënyrën se si është larguar autori nga ngjarja, nëse ka përdorur bashkëpunëtor apo është larguar i vetëm.  Pika fundore është tuneli mes dy pallateve.”, shtoi ajo.

Më tej, ajo shtoi se policia po heton në një tjetër pistë pasi ka rezultuar se viktima kishte pasur njohje të mëparshme me Aleksandër Sadikaj, i cili u vra disa muaj më parë. Sipas saj, Edmondi kishte ardhur në Tiranë për të vizituar të ëmën. “Ka ardhur në Tiranë me nënën e tij për t’i kryer një kontroll mjekësor.

Para se të ulej në lokal pranë banesës së të vëllait, ka takuar tre persona në të njëjtën lagje. Janë marrë në pyetje por deri më tani nuk ka një dyshim është është tradhtuar apo jo. Grupi hetimor dyshon se persona të afërt që mund ta kenë ndjekur nga Saranda në Tiranë, kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e objektivit.”, tha ajo.   /abcnews.al

Leave a comment