Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rojet kombëtare shkojnë derë më derë pas stuhisë në Buffalo

auto_buffalo1672309458

Pjesëtarë të rojës kombëtare amerikane kanë shkuar derë më derë në disa lagje të qytetit Buffalo në Nju Jork të mërkurën, për të kontrolluar banorët të cilët mbetën pa rrymë gjatë stuhisë së dimrit në fillim të javës, nga e cila mbetën të vdekur mbi 30 banorë të regjionit.

Sipas Associated Press, gjatë aksionit të tyre shtëpi në shtëpi, ata druajnë se mund të gjejnë më shumë viktima në shtëpitë e ngrira dhe të mbuluara me borë.

“Kemi shqetësime se mund të gjejmë individë që janë ngrirë, që jetojnë vetëm ose njerëz në gjendje të keqe”, thotë Mark Poloncarz, zyrtari i lartë i zonës Erie në Nju Jork.

Autoritetet në regjionin e Buffalos thonë se deri tash kanë të regjistruar 34 raste të vdekjeve nga i ftohti, i cili ishte më i vrazhdi nga stuhia e vitit 1977, ku mbetën 29 të vdekur.

Përderisa kjo stuhi solli reshje masive të borës dhe erëra të fuqishme, Nju Jorku perëndimor mbeti epiqendra e shkatërrimit. Kjo stuhi shkaktoi vdekjen e 65 personave, raporton CNBC.

Tre banorë të Buffalos janë gjetur të vdekur në makinat e tyre, katër vdiqën nga i ftohti në shtëpitë e tyre, tre tjerë nga sulmet e zemrës të shkaktuar nga largimi i borës, dhe tre vdiqën nga vonesa e shërbimeve emergjente.

“Viktimat janë gjetur në mënyra të ndryshme. Ata janë gjetur në makina të bllokuara, nëpër trotuare, afër qosheve të rrugëve, disa janë gjetur edhe jashtë mbi borë. Qëllimi jonë është të shpëtojmë secilin, të përgjigjemi ndaj çdo thirrje, por vozitja gjatë stuhisë me borë në pamundësi për të parë rrugën, bëri që përgjigjja emergjente të vonohet dhe komplikohet”, tha zëdhënësi i kryebashkiakut të Buffalos, Byron Brown për “New York Times”.

Zyrtarët e Buffalos kanë vazhduar me ndalimin e vozitjes. Poloncarz tha se ata duan çdo rrugë të ketë më së paku një krah të hapur.

Edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Buffalo-s është rihapur të mërkurën, mirëpo gati të gjitha fluturimet kanë pasur vonesa ose janë anuluar.

Ndërsa, Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon rritje të temperaturave në Buffalo deri në 10 gradë Celsius deri të premten.

Related Posts

Leave a comment