Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tjetërsimi i pronave në Kune Vain, Gjykata e Lezhës merr vendimin e rëndësishëm për 3 zyrtarët e arrestuar

auto_-800-0-63ae9d18c439e1672392656 (1)

Drejtori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjeter Toni dhe 2 vartësit e tij të arrestuar në muajin qershor me akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës” do të hetohen në gjendje të lirë

Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për drejtorin e ADZM Pjeter Toni, si dhe liroi nga qelia dy punonjësit e këtij institucioni Armando Lleshaj, 27 vjeç specialist monitorimi dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roje mjedisore, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitje.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për një masë më të butë ndaj tre zyrtareve të vënë nën akuzë, me argumentin se nuk përbëjnë rrezik largimi dhe prishje të provave. Hetimet në lidhje me rastin nisen bazuar në informacionet e siguruara se në zonën e mbrojtur “Laguna Kune-Vain” po kryhej veprimtari e paligjshme”.

Sipas prokurorisë 3 zyrtaret e ADZM nuk kanë përmbushur detyrat funksionale dhe kishin lejuar “dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”. Hetimi ka provuar se në zonën e mbrojtur janë hedhur inerte për ta kthyer atë në tokë dhe po ashtu ka pasur përpjekje për tjetërsimin e saj. Gjithashtu Policia e Lezhës procedoi penalisht në nëntor të vitit që shkoi tre persona për hedhje të inerteve në lagunë.

Related Posts

Leave a comment