Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Britania është krah Ukrainës”, Sunak i konfirmon mbështetjen Zelensky-t

Prime Minister Rishi Sunak visits Ukraine and is met by the President of Ukraine Volodymyr Zelenskyy 19112022 CREDIT UKRAINE GOV,NO 10 DOWNING STREET, FLICKR

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik Rishi Sunak folën sot dhe diskutuan mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, si dhe sigurimin e më shumë furnizimeve për të ndihmuar këtë të fundit në luftën kundër pushtuesve rusë, konfirmoi Doëning Street.

Deklarata e kryeministrisë britanike:

Kryeministri foli sot pasdite me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësit diskutuan sulmet e neveritshme me dron në Ukrainë në ditët e fundit dhe kryeministri tha se mendimet e Mbretërisë së Bashkuar ishin me popullin ukrainas pasi ata vazhdonin të jetonin nën bombardime të tilla.

Kryeministri tha se Ukraina mund të mbëeshtetet te Mbretëria e Bashkuar që të vazhdojë të jetë kraj saj për një afat të gjatë, siç tregohet nga dorëzimi i fundit i më shumë se 1,000 raketave anti-ajrore.

Po punohet gjithashtu për të siguruar pajisje të mëtejshme në javët dhe muajt e ardhshëm për të siguruar fitoren e Ukrainës në fushën e betejës, shtoi kryeministri.

Duke diskutuar samitin e Forcave të Përbashkëta të Ekspeditës (JEF) në Letoni muajin e kaluar, kryeministri falenderoi presidentin për bashkimin virtual dhe tha se MB dhe partnerët e JEF po punonin ngushtë për të siguruar pajisjet jetike të kërkuara.

Udhëheqësit ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në javët e ardhshme.

Në një mesazh të postuar në Telegram, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ai dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kanë marrë vendime konkrete.

“Së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, diskutuam për bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes. Ne ramë dakord që të intensifikojmë përpjekjet tona për të sjellë fitoren më afër këtë vit. Tashmë kemi vendime konkrete për këtë”, tha Zelensky.

Related Posts

Leave a comment