Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Putin: Jemi të hapur për bisedime me Ukrainën por duhet të pranojë se ka humbur territor

download (5)

Presidenti rus Vladimir Putin i tha sot homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan se Moska është e hapur për dialog me Ukrainën, por Kievi duhet të pranojë humbjen e territoreve.

“Vladimir Putin ripohoi hapjen e Rusisë për një dialog serioz, me kusht që autoritetet në Kiev të përmbushin kërkesat e njohura dhe të marrin parasysh realitetet e reja në lidhje me territoret”, tha Kremlini në një deklaratë, raporton Reuters.

Sipas raportimeve, Putin përsëriti gjithashtu “rolin shkatërrues të Perëndimit, i cili furnizon Kievin me armë dhe udhëzime”.

Turqia veproi si ndërmjetës së bashku me Kombet e Bashkuara në përfundimin e një marrëveshjeje që mundësoi eksportin e grurit nga portet ukrainase, kujton Reuters.

Related Posts

Leave a comment