Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Armë e ftohtë në makinë dhe drejtim në gjendje të dehur, e pësojnë keq dy persona në Fier

auto_-800-0-63b7eaa4efcb91673001851

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 24-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet një armë e ftohtë (shufër metalike).

Po ashtu është arrestuar një 41-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Po ashtu një person i tretë u shpall në kërkim pasi për motive të dobta ka dhunuar një person tjetër.

Njoftimi i Policisë: 

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 24 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë të ftohtë (shufër metalike).

Related Posts

Leave a comment