Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sherri përfundon në tragjedi, shqiptari i prishi shtëpinë me ekskavator, komshiu e vret me pushkë

-640-0-8712b7183e8f36043758a25c15051a05

Një mosmarrëveshje lagjeje degjeneroi në tragjedi mbrëmjen e djeshme në San Polo, një fshat i Arezzo. Sipas hetimeve, një 57-vjeçar me origjinë shqiptare, i hipur në një eskavator, sulmoi banesën e fqinjit të tij dhe i shkatërroi faqen e murit.

Pronari italian, 53-vjeçar, ka reaguar duke qëlluar me armë gjahu disa herë, katër prej të cilave e kanë goditur, duke e vrarë shqiptarin. I ndaluar nga policia, italiani u arrestua për vrasje dhe u dërgua në burg.

Sipas dëshmitarëve, të dy kishin disa kohë që po debatonin për arsye ende të paqarta. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.30, teksa i arrestuari më pas ndodhej në shoqërinë e disa familjarëve, shqiptari ka nisur të manovrojë me ekskavator në shesh dhe më pas ka goditur dhe dëmtuar makinat e “rivalit” dhe tre të afërmve të tjerë të tij. Më pas ka drejtuar kovën në mur dhe çatinë e banesës, duke thyer një pjesë të murit. 53-vjeçari shikoi nga dritarja dhe mori pushkën dhe e vrau shqiptarin në vend.

Related Posts

Leave a comment