Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si ta bëni një mashkull të dashurohet me ju?

auto_b-61673006103 (1)

Është e thjeshtë për të bërë që mashkull t’ju pëlqejë por pjesa më e vështirë është që ai të dashurohet me ju. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndryshoni dhe të shfaqeni si një tjetër person vetëm për të bërë atë për vete. Duhet të jeni gjithmonë vetvetja, pavarësisht nëse mashkullit i pëlqen kjo gjë. Nëse vërtet dëshironi që një mashkull të bie në dashuri me ju, duhet të kuptoni njerëzit dhe nevojat e tyre. Ja disa këshilla si të mund të lidheni emocionalisht me një mashkull pa ndryshuar aspak veten tuaj.

1-Vishuni në mënyrë tërheqëse

Meshkujt tërhiqen vizualisht dhe femrat dinë ta përdorin këtë truk më mirë se të gjithë. Kur keni një takim me personin që pëlqeni vishuni në mënyrë tërheqëse dhe nëse vëreni që ai po ju shikon fshehurazi apo ju komplimenton atëherë keni goditur në shenjë. Dhe nëse meshkujt e tjerë në rruga apo lokal ju shikojnë atëherë kjo do e bëjë atë t’ju dëshirojë më shumë. Meshkujt janë shumë konkurrues kur vjen puna për të joshur një femër. Tërheqja e shikimeve të meshkujve të tjerë do të bëjë që ju të merrni më shumë vëmendje nga personi që pëlqeni dhe sigurisht që ai do ta ndjejë veten me fat që ju ka në krah.

2-Tregohuni të këndshme dhe buzëqeshni shpesh

Meshkujt nuk i rezistojnë dot as edhe një buzëqeshje të bukur dhe nëse tregoheni e këndshme dhe e ngrohtë gjatë bisedës, ai do ta pëlqejë shumë këtë fakt. Kalojini flokët prapa veshit kur jeni duke ju përgjigjur ndonjë pyetje të sikletshme, skuquni pak kur ju komplimentojnë apo qeshni me shakatë e tij. Këto janë disa detaje që mashkulli do ti pëlqejë shumë. Kur një takim kalon bukur dhe ka flirt mes çiftit, kjo do ta bëjë mashkullin të ndihet mirë me veten e tij dhe ta vlerësojë më shumë femrën. Një mashkull gjithmonë e do një femër që e bën të ndihet një njeri më i mirë.

3-Mos u sillni ashpër

Meshkujt nuk tërhiqen aspak nga femrat e ashpra dhe arrogante. Nëse tregoheni e ashpër e personat përreth apo arrogante me kamerierin, mashkulli do të largohet nga ju. Burrat i pëlqejnë femrat që mbajnë qëndrim, por nëse ajo shprehet në formën e arrogancës ai nuk do të bie kurrë në dashuri.

4-Lidhuni intelektualisht me mashkullin

Një bisedim flirtues dhe i ëmbël është i këndshëm, por nëse gjatë bisedave nuk ka seriozitet atëherë shumë shpejt do të bëhen të mërzitshme. Gjatë takimeve mundohuni të lidheni intelektualisht me të, flisni për aspirimet në karrierë, ambiciet dhe bëjeni atë të shikojë që ju mund të zhvilloni biseda serioze dhe të vlefshme për jetën.

5-Kontaktoni sa më shumë me sy

Kontakti me sy dhe situatat romantike mund të bëjnë që dy njerëz qe bien në dashuri me njëri-tjetrin. Kur jeni duke biseduar me të, nguljani sytë thellë ndërsa ai flet. Kjo do të bëjë që ti trazoni zemrën atij.

6-Prekjet e lehta dhe të buta.

Meshkujt nuk mund t’i rezistojnë prekjeve të femrave. Gjatë takimeve tuaja, përqafimeve, takimit të duarve prekeni atë butësisht dhe pak më gjatë nga sa është e nevojshme. Kjo do ta bëjë mashkullin më të emocionuar dhe do të ndezë një kimi mes ju të dyve. Gjithashtu edhe veshjet e pëlhurave të buta dhe ndjesia e tyre në lëkurë ndikon në emocionet e mashkullit.

7-Mos u jepni lehtësisht dhe të plotësoni çdo dëshirë të tyre

Kjo është pak e ndërlikuar, por mënyra më e nevojshme për të bërë një mashkull për vete. Kur ju jeni e dashuruar kërkoni të kaloni më shumë kohë me të dhe të keni një kontakt fizik më të madh. Mirëpo disponimi i menjëhershëm do të bëjë që mashkulli të humbasë interesin dhe të zhduket i gjithë misteri që ai kishte ndërtuar për ju. Kur jeni siguruar se ai ju pëlqen mundohuni ti shmangni disa takime më të edhe pse po vdisni ta takoni. Edhe pse është e rëndësishme të takoheni është po aq e rëndësishme që secili të ketë hapësirën e tij. Pastaj mungesa e disa takimeve do të bëjë që atë ta marrë malli për ju.

8-Tregojini talentet që keni

Gjatë takimeve tuaja tregoji nëse keni ndonjë talent për diçka të caktuar. Ai mund t’ju pëlqejë për atë që jeni, por nëse i tregoni ndonjë talent të fshehur kjo do ta surprizojë në mënyrë të lumtur dhe do të bëj që të bie në dashuri me ju.

9-Mos bini dakord në çdo gjë që thotë

Përputhshmëria është shumë e mirë për mbajtjen e një lidhje të lumtur, por jo gjithmonë duhet të pranoni atë që një mashkull thotë apo dëshiron të bëjë. Ndonjëherë ndonjë mosmarrëveshje mund të bëj që ai të respektojë më shumë opinionin tuaj. Ai dëshiron të flirtoj me ju por në të njëjtën kohë kërkon edhe një vajzë intelektuale.

10-Mos ja bëni të ditur që jeni të dashuruara marrëzisht pas tij

Meshkujt duan kohën e tyre për të rënë në dashuri. Ato asnjëherë nuk gënjejnë veten kur janë të dashuruar dhe për këtë marrin kohën e nevojshme për të analizuar mirë lidhjen sipas ikub.al Ju nuk duhet ti bëni kurrë të ditur që e dashuroni një mashkull sidomos kur jeni në fazat e para të lidhjes. Ju mund ti tregoni që e pëlqeni atë por jo që do bëni çdo gjë për të. Dashuria është një marrëdhënie serioze dhe të dy partnerët duhet të jenë të sigurt në atë që ndjejnë për të ndërmarrë hapa të tjerë.

Related Posts

Leave a comment