Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Situata e gripit dhe Covidit në Shqipëri/ Mjeku Ilir Alimehmeti tregon shenjat dhe u bën thirrje qytetarëve

auto_-800-0-3a19baa3e21c4cc285c0e712824eecbe1673003849

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti duke folur për situatën e gripit në vendin tonë ka qetësuar qytetarët kur tha se kjo ishte e paralajmëruar dhe se jemi në muajt kur virusi është në kulmin e tij për shkak të të ftohtit.

Mjeku tha se shenjat e gripit janë të forta me temperaturë të lartë që mezi ulet por që kalon pas 3 ditësh dhe me rëndësi është të mos përdoret antibiotik.

“Duke qenë se ne patëm disa masa bllokime, për 2-3 vjet gripi nuk kaloi si do duhet të kalonte e pritej që këtë vit të kishte një situatë më të fortë gripi.

Nuk është se ishin të paparalajmëruara. Nga koncepti i trajtimit është ai klasiku, qetësi të ngrohta paracetamol ibuprofen sipas nevojës dhe 2-3 ditë janë goxha të forta me temperatura të larta rebele me zor ulen e në shumicën e rasteve bien brenda 2-3 ditësh.
Ka lënë dhe një kollë të fortë, menduam që vetëm Covid lë efekte por cdo virus respirator ka mundësi të lërë efekte më të gjata por që kalojnë.

Me rëndësi të mos dyndeni me antibiotikë se temperatura do kalojë vetë, është me goxha këputje me ethe të forta me djersitje, por moshat më tt riskuara mbeten moshat më të mëdha dhe fëmijët. Dhjetor -janari për gripin është maksimumi”, tha Alimehmeti në një intervistë për Euronews.

Ndwrsa sa i takon situatws nga koronavirusi, Alimehmeti tha se “Covid nuk do zhduket si virus, do ketë një numër të vogël rastesh gjithmonë. Fatmiresisht gjendja spitalore shumë e qetë”.

Lidhur me nenvariantin e ri te Omicron qe ka shkaktuar shqetesim, mjeku epidemiolog tha:

“Variante të reja dalin në mënyrë të vazhdueshme gjithë kohën. Virusi bëhet gjithmonë e më i transmetueshëm por gjithnjë e më pak i rrezikshëm sa i takon problematikave po shohim që po infektohen shumë e më shumë njerëz. Të bën për spital? Të sëmuresh rëndë? Nuk jemi duke parë në Amerikë, në Evropë një situatë të këtij tipi. Situata është e qetë. E reja është që s’ka asnjë variant të ri janë të gjithë Omicron pra të gjitha janë nënvariante. Pra që ky virus ka gjetur përshtatshmëri me njeriun dhe është shumë e vështierë që një variant i ri të arrijë ta lëvizë vendit. Epidemia e gripit kaq e përhapur, kemi parë që Covid i spostoi viruset e tjera të vendit e fakti që kemi një epidemi të fortë gripi dhe spitalet Covid i kemi bosh relativisht tregon shumë qartë ku ne qëndrojmë”, u shpreh ai.

Related Posts

Leave a comment