Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mediu flet pas daljes nga SPAK për ‘Gërdecin’: Jam i pafajshëm, nuk e pranoj akuzën

-640-0-1673360364xmediu-140

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për mediat pasi është thirrur në SPAK në lidhje me çështjen e Gërdecit.

Mediu është shprehur se akuzat ndaj tij janë bërë për motive politike. Ai është shprehur se është i pafajshëm dhe nuk e pranon akuzën.

“Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë. Shpresoj që të merrem në pyetje.

Motivi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka provuar problemin, çdo letër që kam nxjerrë ka ardhur nga pjesa civile dhe ushtarake. Akuzën nuk e pranoj, jam i pafajshëm, demontimi është çështje sigurie kombëtare, kam si çdo qytetar, të pyetem për aktet e mia, nuk jam pyetur asnjëherë”, tha Mediu.

Related Posts

Leave a comment