Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Brazili përballë Argjentinës

maxresdefault (1)

Çapajev Gjokutaj

Pelé iku i përcjellë me respekt nga miliona sportdashës dhe i mbuluar me lavdi të merituar. Mes këtij nderimi të përbotshëm ra keq në sy përcjellja e lajmit nga një televizion argjentinas.

“Lamtumirë Pelé, lojtari i tretë më i mirë në histori” titullohej lajmi që, më shumë se homazh për legjendën e futbollit, ishte cicmic rreth debatit: a janë argjentinasit Maradona dhe Messi më të mëdhenj se braziliani Pelé?

E dinë dhe kalamajtë se diskutime të tilla në ditë funerali janë mungesë etike në kufijtë e injorancës. Nga ana tjetër, nuk do shumë mënd të kuptosh se ringjallja e këtij debati ditën e përcjelljes nuk ka lidhje me futbollin dhe vlerat e tij.

Në pamje te parë ngjan se ka lidhje me diskutimin infantil: kush janë më të zotë, ne argjentinasit apo ju brazilianët. Po edhe kjo vetëm në pamje të parë se, në thelb diskutime të tilla gjenerohen e mbahen gjallë nga individë me kompleks të fortë inferioriteti.

Meqë në thellësitë e errëta dhe të paartikuluara të vetes ndihen ashtu si janë, dmth të paaftë, të dështuar e vulëhumbur, shtojnë e glorifikojnë vlerat e bashkëkombasve që t’i mbushin mendjen vetes por edhe të tjerëve se edhe ata, si individë, kanë vlera të çmuara e s’janë lëng groshi.

Po ç’lidhje kemi ne si shqiptarë me ca agjentinas të frustruar e megallomanë? do pyesësh ti.

( Nga cikli ‘Katakombet e kombit’ )

Related Posts

Leave a comment