Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tritol banesës së Shefit të Krimeve në Shkodër, detajet e para

auto_-640-0-63c104fabb3e1_11673594794

Një shpërthim tritoli ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve, Pëllumb Shpati. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ku ka pasur dëmtime të lehta në banesë por edhe në automjetin e Shpatit.

Shkak për lëndën plasëse dyshohet paraprakisht se është detyra e tij, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Related Posts

Leave a comment