Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tërhiqet një padi, grupi Alibeaj heq dorë nga gjyqi për statutin e PD-së: Të gjykohet çështja në themel

-640-0-5ce483ba2752ce6657a527902f06897d

Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike.

Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e dy kuvendeve të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit në vitin 2021 të bashkohen.

Ai bëri ankimimin pasi Gjykata njohu Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur nga Sali Berisha.

Lajmin e bëri me dije në një deklaratë për mediat përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa.

Ky vendim sipas Sefës do t’i hapë rrugë gjykimit në themel të çështjes se kujt i takon PD.

Sefa bëri të ditur para gjykatës, se heqja dorë nga ankimimi për çështjen e dy statuteve nuk prek kërkesën për të rrëzuar vendimin e Agron Zhukrit që i ka dhënë siglën Sali Berishës.

Përkundrazi, kjo liron gjykatën që të përshpejtojë procesin për të marrë një vendim për këtë çështje.

PD kërkon nga Gjykata e Apelit që ta rrëzojë vendimin e Zhukrit, pasi është marrë pa asnjë lloj baze, e çfarë është më e rëndësishmja pa u konsultuar me palët në proces.

“Dua t’ju njoftojë se PD ka hequr dorë nga ankimi i paraqitur për njohjen e pasqyrimit të ndryshimit e statutit të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit, për faktin e vetëm se ky proces është i një natyre proceduriale dhe nuk duam t’i japim argumente Gjykatës së Apelit për të shqyrtuar në themel çështjen kryesore për takimin për vendimmarrjen e gjyqtarit Xhukri. Ankimi është bërë që në mars, dhe nuk ka lidhje me ankimin e zotit Xhukri.

Ky është një hap i mirë që Gjykata e Apelit të gjykojë në themel të gjitha pretendimet tona, besojmë se do t’i heqë argumente Apelit dhe të marrë vendim në kohë sa më të shkurtër, para zgjedhjeve të 14 majit.

Ne pretendojnë se të gjitha çështjet e paraqitura qëndrojnë dhe mund të bëhen pengesë për aktivitetin e PD, por tërheqja nga ankimi mund t’i shërbejë zgjidhjes së ngërçit juridik ku ndodhet PD.

Për sa më lart i bëjmë thirrje gjykatës se tashmë nuk ka asnjë lloj pengese të shqyrtojë çështjen Zhukri”, ishin fjalët e avokatit Sefa.

Si pasojë e tërheqjes, Gjykata e Apelit vendosi pak minuta më vonë të pushojë gjykimin e ankimit.

Related Posts

Leave a comment