Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fatmir Mediu: Berisha të tërhiqet nga “Primaret”, për t’u bashkuar PD

-640-0-1c0688e92d0f9c04b4f007c1bc4b0d46

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu beson se ka ende kohë për një bashkim të Partisë Demokratike, për të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhje lokale të 14 majit. Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t’u përballur me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Medium përsëriti thirrjen që të dy palët duhet të lenë pas përplasjet dhe duhet të bëjnë hapa pas për arritjen e një marrëveshje.

Ai u shpreh në një intervistë në “A2 CNN” se  një ndër lëshimet është që primaret të mos konsiderohen si absolute dhe të pandryshueshme, pasi pala tjetër mund të ketë një kandidat më të mirë.

“Mendoj që opozita duhet të lerë luftë që ka mes vetes. Nuk është më çështje Berisha-Basha. Është çështje e interesit kombëtar. Dhe duke qenë çështje e interesit kombëtar duhet të gjendet gjuha e përbashkët dhe këtë e bëmë nga 2001-2005. Mund të gjendet gjuha për të pasur një logo të përbashkët.

Dalja me dy ose më shumë kandidatë e opozitës në zgjedhjet e 14 majit është një favor për mazhorancën dhe prandaj duhet gjetur zgjidhje. E para duhet të bëhet një konsulencë për kandidatin më të mirë. Primaret nuk janë absolute pasi mund të ketë kandidatë dhe më të mirë”, u shpreh Fatmir Mediu.

Kreu i PR propozoi thirrjen e “njerëzve të urtë” dhe atyre që kanë vite që kontribuojnë për Partinë Demokratike që të ulen dhe gjejnë një zgjidhje për mosmarrëveshjet, pasi sipas tij nuk është e rëndësishme se kush e çon vulën në KQZ, por bashkimi për interesin kombëtar.

“Hapi tjetër është që PD të jetë një. Nuk ka rëndësi kush e çon firmën në KQZ. Duhet të shkojmë drejt degjenerimit të marrëdhënieve të brendshme. Ta zëmë se LSI mund të sjellë një kandidat më të mirë, nuk mund t’i themi jo. Është koha për të thirrur njerëzit e urtë të Partisë Demokratike për të negociuar këtë çështje.”, përfundoi Mediu.

Related Posts

Leave a comment