Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbappe, PSG dhe Real Madrid: Ja si qëndrojnë gjërat

mbapperealmadridpsg_O

E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet në dyshim. Sulmuesi francez, që verën e kaluar ka nënshkruar një kontratë milionere me Paris Saint-Germain, duke rinovuar marrëveshjen e tij që ishte afër skadnecës, ka dhënë shenja nervozizmi dhe, sipas Marca-s, duket se po kërkon një rrugëdalje nga Parisi.

Megjithatë, për momentin Real Madrid, që verën e kaluar ishte shumë e interesuar për ta marrë, ka vendosur të qëndrojë në pritje. Klubi spanjoll ka zgjedhur të investojë te Vinicius dhe nuk ka ndërmend të ulet në tavolinë me Paris Saint-Germain.

Te Real Madrid, zyrtarisht, mohojnë çdo kontakt të mundshëm me përfaqësuesit e francezit. Megjithatë, problemet mes golashënuesit kryesor të Botërorit dhe klubit të tij, ndiqen me shumë kujdes.

Nëse situata do të përkeqësohej, klubi spanjoll do të hidhej përsëri në sulm, por për momentin nuk ka asnjë qëllim të nisë një negociatë. Në Spanjë janë të bindur se madrilenët presin një shenjë nga Mbappe.

Related Posts

Leave a comment