Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Opozita të ngrihet në lartësinë e detyrës!”, deputeti i PD: Shqiptarët nuk kanë alternativë

auto_gomone-1-768x4331674492596

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka sjellë në vëmendje largimin masiv të shqiptarëve drejt Britanisë.

Sipas tij qytetarët janë aq të pashpresë në vendin e tyre sa marrin parasysh edhe të humbin jetën teksa kalojnë kanalin e La Manche me gomone plastike në temperatura që arrijnë pranë zeros.

Sula tha se opozita duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe tu japë alternativë qytetarëve.

Postimi i plotë:

Qeveria e gomoneve lips një opozitë alternativë.

Që nga dje jam shokuar nga lajmet e publikuara në mediat britanike që raportonin se mbi 300 emigrantë, shumica shqiptarë mbërritën në Angli nga Kanali i Lamanshit. Në fakt, shqiptarët prej muajsh janë bërë kryefjalë e mediave britanike për shkak se marrin rrisk për të shkuar në mënyrë të jashligjshme atje.

Por ajo që raportohet në këto 24 orët e fundit është më e rëndë për shkak se ndonëse temperaturat janë afër zeros, ndonëse deti ka qenë i trazuar, aq të pashpresë janë shqiptarët në Shqipëri sa nuk marrin parasysh faktin se mund të humbasin jetën duke kaluar Lamanshin me një gomone plastike.

Ky është një tregues i qartë se qytetarëve këtu u ka shkuar thika në palcë dhe marrin përsipër rriskun e humbjes së jetës vetëm për të “shpëtuar” nga kjo qrverisje.

Nga kjo situatë unë nxjerr edhe një konkluzion tjetër. Që ne si opozitë duhet të ngrihemi në lartësinë që na thërret detyra e të bëhemi alternativë e qytetarëve. Për tu thënë atyre se ikja, braktisja e prindërve të tyre, e vendit të tyre nuk është zgjidhja më e mire. Në duhet të ofrojmë siguri te qytetarët se së bashku mund të sigurojmë një jetesë shumë herë më të mirë se atje ku ikin. Shqipëria i ka te gjitha potencialet. Mjafton vetëm që në Shqipëri të mos vidhet, të mos bëhet korrupsion dhe të mos pastrohen paratë e krimit të organizuar.

Related Posts

Leave a comment