Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Braçe nuk përmbahet tek ‘Ekonomia’: Kam duruar lloj lloj palaço në Kuvend, s’dua të shoh mimikat e ministres

-640-0-1674551726xbracepng-188

Opozita ka kërkuar sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Finacave praninë e Ministres Delina Ibrahimaj, për t’i kërkuar llogari për Arlind Gjokutajn.

Me tone të ashpra ka folur edhe socialisti Erion Braçe, i cili ka thënë se nuk do të shikojë mimikat e ministres.

“E kam mbyllur per ngjarjen kriminale, kam duruar lloj lloj palaco ne kuvend.  Unë se dua ministren as ti shikoj mimikat apo reagimet për çështjen që po heton drejtësia. Për çështje penale s’kam dëshirë të pyes kënd. Jemi investuar kaq shumë për një drejtësi funksionale.

Mbivendosja e çdo çështje penale nga çështje politike është bërë e lodhshme. Dua të dëgjoj drejtësinë… Gjithëkush ka mënyrën e vetë të qasurit ndaj drejtësisë. Edhe për veten time e kam bërë këtë. E kam qepur e skam folur, duke pritur prokurorinë për t’ju kthyer.

E kam mbyllur gojën, kam duruar!”, është shprehur.

Related Posts

Leave a comment