Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Wanda dyshohet se tradhtoi Icardin me një tjetër ish-lojtar të Interit

auto_unnamed-71674723147

Historitë personale të Wanda Narës dhe Mauro Icardit shkojnë përtej çdo kufiri të imagjinatës. Nuk kalon ditë pa u shfaqur në media dhe gazeta një skandal lidhur me ta si çift apo si ish-çift.

Është e pabesueshme bomba e hedhur së fundi nga gazetari spanjoll Jordi Martin i programit ‘Intrusos’, përcjellë KosovaPress.

Së fundi mësohet se ka pasur një diskutim të jashtëzakonshëm mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës, sipas burimeve të drejtpërdrejta nga ambienti i saj, ajo ka ikur në Dubai me një futbollist, ish-shokun e Icardit, ka zbuluar gazetari spanjoll. Jordi Martin.

“Më thonë se ky lojtar ka tetë muaj që është i martuar, pak pasi u martua u takua me Wandën dhe mes tyre pati një dashuri. Keita Baldé udhëtoi në Dubai me ekipin e tij për të luajtur disa ndeshje dhe ajo iku për ta vizituar. Ata qëndrojnë së bashku në një hotel. Ajo që më thonë është se Wanda dhe Mauro po bënin paqe, madje i erdhi në mendje të kthehej në Stamboll me Icardin dhe kjo ishte një goditje me thikë për argjentinasin”, thotë gazetari i lartëpërmendur.

Related Posts

Leave a comment