Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata”/ Meta akuza kryeministrit pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI

auto_31674838310

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka lobuar që SHBA ta shpallë non-grata.

Në një intervistë në Faxneës, Meta tha se është për të ardhur keq që një kryeministër lobon kundër Presidentit të vendit dhe zyrtarët amerikanë që përfshihen në këto çështje.

Përsa i përket arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Meta hodhi dyshime se Charles McGonigal mund të ketë edhe më shumë vizita në Tropojë se sa ato që janë publikuar në aktakuzë.

Meta: Edi Rama dhe vetëm ai dhe personi i kapur në shantazh përmes këtyre lobimeve nga opozita, kanë lobuar shumë për shpalljen time non grata dhe si armik i SHBA. Dhe unë gjithmonë kam qeshur dhe jam tallur me ta. 

Është për të ardhur keq që kryeministri Shqipërisë lobon kundër presidentit të Shqipërisë. Dhe për ata zyrtarë amerikanë. Kam thënë gjithmonë që marrëdhëniet e mia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.

Duhet të jem shumë i saktë me ju. Mund të rezultojë se më shumë se 4 vizita janë në Tropojë. Nëse përmendet Edi Rama me emër dhe përmendja e vendeve të tjera si Kosova, nxitësi është Edi Rama. Ai dhe ata si puna e tij kanë dashur të mbulojnë korrupsionin e tij. 

Kanë folur me pronarë mediash, kanë folur me gazetarë, kanë folur me biznesmenë. Përmes tyre nxiste procese kundër njerëzve të mediave dhe më pas i thërriste nuk e keni nga unë por e keni nga Amerika.

Related Posts

Leave a comment