Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në ditëlindjen e Ismail Kadaresë

download (1)

Enver Robelli

[Tri rrëfime. Në rolet kryesore Dua Lipa, Egon Ammann, Shirin Neshat]
1.
Vitin që shkoi një ndër fjalitë më të mençura mbi letërsinë e ka thënë Dua Lipa. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Booker Prize, mirënjohjes më të lartë britanike për letërsi, Dua Lipa tha: «Të shkruash mirë domethënë: duhet të rrëfesh tregime që i ka injoruar jeta». Dua Lipa nuk mbajti koncert, por fjalim në ceremoninë e përmendur dhe tregoi se përmes romaneve të Ismail Kadaresë kishte njohur gjuhën dhe kulturën e atdheut të saj. Vepra e Ismail Kadaresë në shumë aspekte tërheq vëmendjen e lexuesit me tregime që i ka injoruar jeta. Supozohet se Gjirokastra ka qenë e banuar që në shekullin e 3-të para Erës së Re. Shumë shekuj më vonë, më 1971, ishte romani i Ismail Kadaresë «Kronikë në gurë» që i ngriti monumentin më mahnitës artistik këtij qyteti.
2.
Në hapësirën gjermanishtfolëse vepra e Ismail Kadaresë është botuar te disa shtëpi botuese (Neuer Malik Verlag, Residenz Verlag), por botuesi më elegant, më meritor i Ismail Kadaresë ka qenë Egon Ammann në Zürich. Ammann ka botuar shumicën e romaneve të Kadaresë në gjermanisht (të përkthyera në mënyrë brilante nga Joachim Röhm). Përtej përmbajtjes, romaneve ua shtojnë hirësinë edhe fotografitë e Marubit: secila vepër në ballinë e ka të vendosur një fotografi të mjeshtrit shkodran në fotografisë. Egon Ammann vdiq më 2017; vjet është botuar në gjermanisht një libër homazh për të («Të ndjekësh një yll, vetëm këtë…»). Tani vepra e Kadaresë botohet te shtëpia e madhe dhe prestigjioze botuese «Fischer Verlag». «Ai është Homeri i Shqipërisë», sipas gazetës «Die Wel». «Ismail Kadare ka më shumë për të rrëfyer mbi shekullin e 20-të dhe errësirën e tij se çdo autor tjetër bashkëkohor», sipas Daniel Kehlmann, shkrimtar i mirënjohur gjerman.
3.
Vitin që shkoi në Zvicër erdhi regjisorja amerikane me origjinë iraniane Shirin Neshat. Erdhi për të prezantuar filmin e saj «Land of Dreams». Dhe tha: «Jam inspiruar nga romani ‘Pallati i ëndrrave’ të autorit shqiptar Ismail Kadare». «Land of Dreams» është shfaqur në Festivalin e Filmit në Venedik dhe në shumë kinema perëndimore.

Related Posts

Leave a comment