Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A ka nisur SPAK hetimet për skandalin “McGonigal”? Avokati shqiptar flet për atë që po ndodh në SHBA

auto_91675174815

Avokati Spartak Ngjela ka shpjeguar veprimin e SPAK, në lidhje me çështjen e ish zyrtarit të arrestuar të FBI-së, McGonigal dhe lidhjeve të tij me qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas Ngjelës, SPAK nuk ka nisur hetimet pas kërkesës së deputetit të PD Gazment Bardhi.

Avokati shpjegoi se kërkesa e kreut të SPAK Altin Dumani për të marrë dokumentet që dispononte Bardhi, është thjesht fillimi i një verifikimi.

“Procedura e tij është që verifikon, nuk do t’ja dijë çfarë ka andej e këndej sipas ligjit shqiptar. Pasi bën denoncimin, bëhet verifikimi i denoncimit në lidhje me provat që ke, dokumentet. I ka kërkuar më jep cfarë ke që unë të filloj procedimin, nuk ka nisur procesi penal, po verifikohet.

Procedura e hetimit është një moment verifikimi, pastaj fillimi i cështjes penale pastaj marrja i pandehur i personit që akuzohet. Kjo është në fillim. Për faktin që është me kryeministrin shqiptar thotë po verifikojmë, mi sillni dokumentet. Cfarë dokumentesh do marrë nga Amerika ai?

Cështja penale kryesore ka filluar në Uashington, që do drejtohet një gjykate federale, për një përfaqësues të lartë të tyre i cili ka takuar kryeministra e ministra sa të dojë ai.
Ju si mendoni se nëse del i implikuar Rama ata nuk e ekstradojnë Ramën? 100%. Deri sa ka një proces penal pse nguten këtu? Këtu nuk nis hetimi se do prova”,
 tha Ngjela i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, duke shtuar:

“SPAK do të fillojë të punojë atëherë kur të marrë, ish-kryeministri apo ish-ministra në padi penale”, u shpreh Ngjela.

Related Posts

Leave a comment