Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadori amerikan Hovenier: Kosova të ecë drejt asociacionit, s’duhet të jetë Republikë Serbe

-640-0-1675254556xhovpng-611

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të ecë drejt formimit të Asociacionit.

Ai tha se qëndrimi i ShBA-së është që ky Asociacion nuk duhet të jetë Republikë Serbe, e as me kompetenca ekzekutive, shkruan KosovaPress.

“Shtetet e Bashkimit të Amerikës mendojnë që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

E dyta është se kemi qenë shumë të qartë se çfarë nuk duhet të jetë. Nuk duhet të jetë Republikë Serbe, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Pra, sërish çështjet, të cilat i kemi përmendur edhe janë edhe në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë po aq të qëndrueshme dhe të rrepta në mbështetjen e lirë për Kosovën, siç kanë qenë gjithmonë për një shtet, i cili është sovran, demokratik, shumëetnik dhe i pavarur.

Dhe ne sjellim drejt qeverisë së Kosovës se si do ta përmbushë këtë vizion duke iu përmbajtur edhe atyre parimeve”, deklaroi Hovenier.

Related Posts

Leave a comment