Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Biden mund të ritakohet me Zelenskin, SHBA do t’i japë Ukrainës armë me rreze të gjatë veprimi

KR-BIDEN-ZELENSKY-LUFTA_frame_525-1280x720-1-750x375

Joe Biden mund të ritakohet me Volodymyr Zelensky-n në Poloni. Këtë e raporton e përditshmja polake “Dziennik Gazeta Prawna”, duke iu referuar një burimi diplomatik në Kiev. Presidenti amerikan duhet të kryejë një udhëtim në Europë me rastin e përvjetorit të parë të nisjes së luftës nga Rusia në Ukrainë, më 24 shkurt. Zelensky synon t’i dorëzojë Bidenit planin e tij të paqes me 10 pika, përfshirë krijimin e gjykatës speciale për të hetuar krimet e luftës të kryera nga pushtuesit rusë. Në të njëjtën kohë, do të zhvillohen edhe negociata për armatime të reja perëndimore për Ukrainën. Lidhur me këtë, Biden duket se nuk do të vijë duarbosh. Mediat amerikane raportojnë se Shtetet e Bashkuara po përgatisin më shumë se 2 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, ku për herë të parë, do të përfshihen edhe raketa me rreze të gjatë veprimi, përveç municioneve dhe armëve të tjera.

Kjo vjen mes raportimeve se për dy ose tre javë, Vladimir Putin do të urdhërojë nisjen e ofensivës së madhe në Ukrainë, që pritet të përshkallëzojë luftimet në terren. Megjithatë, Zelensky thotë se është gati për betejën e madhe.

“Mbrojtja jonë dhe forcat e sigurisë, qeveria ukrainase dhe partnerët tanë, të gjithë ne po punojmë së bashku për të siguruar jo vetëm që Rusia të dështojë në fitore në fushën e betejës, por edhe që pushtuesi të humbasë në përpjekjet për hakmarrje dhe shpresën e fundit të luftës”, u shpreh Zelensky.

Ndërkohë, New York Times, raporton se ekonomia ruse po mbijeton ndaj sanksioneve perëndimore falë një sërë shtetesh aleate që e furnizojnë me gjithçka. Mes tyre janë ish-vendet sovjetike si Bjellorusia, por edhe shtete të tjera si Kina e Turqia.

Related Posts

Leave a comment