Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbante armë zjarri pa leje në banesë, në pranga 52-vjeçari në Berat

auto_Capturesss1675249579

Një 52 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi në banesën e tij në Dimal të Beratit u gjet një pushkë të cilën e zotëronte pa leje.

Policia ushtroi kontrroll në shtëpinë e K. T., në lagjen “28 nëntori”, ku gjeti armën e zjarrit dhe e sekuestroi në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, sipas policisë.

Njoftimi i policisë:

Dimal, Berat/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Garden”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Mbante në banesë, një armë zjarri pushkë, si rezultat i inteligjencës informative arrestohet në flagrancë 52-vjeçari dhe i sekuestrohet arma që e mbante pa leje. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve të organizuara bazuar në inteligjencën informative, për një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garden”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 52 vjeç, banues në lagjen “28 nëntori”, Dimal. Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, të cilën ky shtetas e mbante pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”

Related Posts

Leave a comment