Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SHBA ndalon vizitën e Blinken në Kinë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga balona e cilësuar si spiune

-640-0-1675442503xblinken-158

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pas dyshimit nga SHBA për një balonë kineze duke e cilësuar si spiune, ka shtyrë udhëtimin e tij të parashikuar për në Kinë në datat 5 dhe 6 shkurt, shkruan BBC.

Blinken pritej të takohej me homologun e tij kinez dhe potencialisht me presidentin Xi Jinping.

Vizita do të kishte ardhur në mes të tensioneve të përkeqësuara midis dy vendeve.

Ndërkohë Kina ka thënë se balona është përdorur për kërkime meteorologjike dhe ka devijuar nga rruga e saj për shkak të motit të keq.

Një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Kinës tha se ajo “i vjen keq” për incidentin dhe do të punojë me SHBA për të zgjidhur çështjen.

Duke folur me gazetarët të premten, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se kushtet nuk ishin të përshtatshme për z. Blinken për të vizituar Kinën, por se një tjetër udhëtim do të planifikohej “në rastin më të parë“.

Zyrtari shtoi se Uashingtoni planifikon të mbajë “linja të hapura komunikimi” në lidhje me incidentin, i cili u përshkrua si “një shkelje e qartë” e sovranitetit të SHBA.

Ndërsa zyrtari tha se SHBA-të e kishin pranuar pretendimin e Kinës për qëllimin e balonës, ajo i qëndron vlerësimit të Departamentit të Mbrojtjes se ai po përdorej për mbikëqyrje.

Një zyrtar amerikan i cituar nga Associated Press tha se vendimi për ndërprerjen e papritur të udhëtimit u mor nga Z. Blinken dhe presidenti Joe Biden.

Related Posts

Leave a comment