Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kreshnik Spahiu për protestën e 11 shkurtit: Thirrja e Berishës është qesharake, nuk është kauzë popullore, por luftë mes dy bandave mafioze

-640-0-1674475214xberisha1-256 (2)

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur protesta e 11 shkurtit nuk është një kauzë popullore por një luftë mes dy bandave.

Spahiu shtoi se në momentin që ka kauzë popullore është populli që vërshon në rrugë e jo partia.

“Kjo nuk është një kauzë popullore, është një luftë mes dy bandave. Në momentin që ka kauzë popullore është populli që vërshon në rrugë nuk është partia që thërret popullin. Populli thërret partitë politike, populli nxjerr liderët.

Përsa kohë që ky skandal ka një javë që është publikuar dhe në dyert e parlamentit dhe të qeverisë, nuk ka pasur as 10 protestues që të dilnin në mënyrë të natyrshme, ajo do të quhej një kauzë popullore”- tha Spahiu në një intervistë ditën e djeshme për Euronews Albania.

Protestën e Berishës, Spahiu e konsideroi jo serioze dhe qesharake.

“Protesta e Berishës është joserioze dhe qesharake pa kauzë popullore. Në verë shtyu protestën se iku në plazh dy muaj, pastaj në vjeshtë e shtyu prej kampionatit botëror, në dimër e shtyu prej vitit të ri dhe gjelit të detit, tani më datë 11 do e shtyjë prapë për Shën Valentin  dhe se fillon ramazani.

Nëse Berisha e zgjat tre ditë rrjesht atë protestë, po ju them se ditën e katërt do të bëhen me Berishën, por jam i sigurt që do të zgjas vetëm tre orë, dhe siç ka lënë çdo kauzë përgjysmë do të lërë dhe këtë”- nënvizoi Spahiu.

Related Posts

Leave a comment