Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Meqenëse Kosova s’ka alternativë tjetër veç Perëndimit

kosovo-urlaub-wegweiser

Arbër Zaimi

Profesori dhe studiuesi amerikan Janusz Bugajski thotë: “Nisma e Asociacionit të Komunave Serbe do të rezultonte në destabilizim më të gjerë në rajon dhe të ofronte më shumë mundësi për infiltrimin e Moskës dhe destabilizim (të shtyrë) nga ana e saj.” (Gazeta Dita, 4 shkurt 2023)

Profesori dhe studiuesi amerikan Daniel Serwer thotë: “Deri më tash presioni mbi Beogradin ka qenë sporadik dhe jo konsistent. Amerikanët dhe evropianët tuten se mos po shkon Serbia edhe më shumë në drejtimin filo-rus e pro-kinez. Presioni mbi Prishtinën është i madh dhe i pandërprerë. Unë e quaj “diplomatic bullying” të cilin po e bëjnë meqë Kosova nuk ka alternativë veç Perëndimit. Tash që Kryeministri Kurti ka bërë hapa në drejtim të amerikanëve, shpresoj të harrohen hatërmbetjet e së shkuarës. Shumica e gjashtë kushteve të tij janë shumë, shumë të arsyeshme, por unë do ta shtoja një të shtatë: BE dhe SHBA duhet të jenë garantues të çdo marrëveshjeje, që të sigurohet zbatimi në mirëbesim. Problemi është se Uashingtoni e Brukseli nuk duket se janë në gjendje ta bindin presidentin Vuçiq që të pranojë qoftë edhe kushtin më të arsyeshëm nga ana e Kurtit. Vuçiqi e ka furnizuar opozitën e tij nacionaliste me doza të përditshme mediatike të agresivitetit dhe urrejtjes për shqiptarët e Kosovës. Opozita e vogël liberale nuk është rrezik për të.” (Peacefare, 3 shkurt 2023).

Këta nuk janë nga Tirana, por janë nga Amerika. Edhe pse është primitivizëm dhe injorancë të mos i kushtosh vëmendje argumentit, por origjinës së autorit, siç bëjnë zakonisht mbështetësit e Zajednicës në Kosovë.

Related Posts

Leave a comment