Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sherri Berisha-Alibeaj/ PD rrezikon të mos regjistrohet. Foltores i mungon vula, “vula” s’ka kryetar: Ja kush e zgjidh ekuacionin…!

Berisha-alibeaj-750x375

“PD rrezikon të mos regjistrohet fare në zgjedhje”. Kjo deklaratë e kryekomisionerit ilirjan Celibashi, shkaktoi reagime, sidomos mes atyre qe besojnë se grupi i Bashës ka të drejtë ta regjistrojë PD-në në zgjedhje.

Por Kodi Zgjedhor ka kërkesa specifike ndaj kryetarit publikisht të dorëhequr, por në letra i pahequr.

Është e qartë se cfarë i mungon Sali Berishës. Ai nuk mund të marrë dot një vërtetin nga gjykata e Tiranës se është kryetar partie, shkruan ABC.

Por situata nuk është aspak optimiste as për grupin që zotëron vulën. Vërtetë Indrit Sefa përfaqëson grupin e Alibeajt në KQZ, por Kodi Zgjedhor, në neni 64, pika 2 “b” dhe “e”, kërkon veprime të drejtpërdrejta e konkrete të kryearit të partisë.

Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:

  1. b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;
  2. e) deklaratën me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme.

Sic është situata juridike sot, asnjë prej grupimeve nuk e regjistron dot PD-në në zgjedhje, nëse Gjykata e Apelit Tiranë nuk vendos përpara 6 marsit. I vetmi shans për grupin që ka vulën, është që Basha të japë dorëheqjen nga dorëheqja dhe të aktivizohet e të firmosë këto dy dokumente të domosdoshme nga KQZ.

Related Posts

Leave a comment