Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjermania dhe Austria pezullojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi: Nuk ka siguri

download (13)

Gjermania ka pezulluar operacionet e shpëtimit në zonën e tërmetit në Turqi, duke përmendur si shkak sigurinë. Pas Austrisë, Gjermania është vendi tjetër që ka pezulluar punën e kërkimit dhe shpëtimit në shtetin turk, i cili u godit të hënën nga dy tërmete të fuqishme.

Agjencia Federale Gjermane për Ndihmën Teknike (THW) ndaloi operacionet e shpëtimit për shkak të situatës të pasigurt në rajonin e Hatay.

“Gjatë orëve të fundit, situata e sigurisë në rajonin e Hatay me sa duket ka ndryshuar. Ka raportime për përplasje mes grupeve të ndryshme. Prandaj, ekipet e kërkim-shpëtimit të ISAR Gjermani dhe THW do të qëndrojnë në kampin e përbashkët të ekipeve ndërkombëtare.

ISAR dhe THW do të rifillojnë punën e tyre sapo AFAD ta vlerësojë situatën të sigurt”, thuhet në deklaratë.

Austria përmendi gjithashtu rreziqe sigurie në pezullimin e operacioneve të saj.

Related Posts

Leave a comment