Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Meta: Të hënë do jemi para Kuvendit, do vazhdojmë derisa ta shporrim Ramën

-640-0-1676123518xmeta1-473

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë të thirrur nga opozita, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se protesta e radhës do të jetë ditën e hënë para Parlamentit.

Ai me bindje të plotë u shpreh se Partia e Lirisë do të jetë në çdo protestë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu ai u ka bërë thirrje socialistëve “të ndershëm”, ashtu si Meta i quan, që të braktisin kryeministrin Rama, i cili ka varfëruar familjet shqiptare dhe po shpopullon vendin.

“Ditën e hënë do të jemi përpara Kuvendit. Protesta në mënyrë të vazhdueshme të qëndrueshme dhe Edi Rama e ka prerë biletën pa kthim.

Ne do të jemi në çdo protestë deri në largim përfundimtar të Edi Ramës dhe deksitit të rilindjes dhe i bëjmë thirrje socialistëve të ndershëm që të braksitin këtë  që po shpopullon vendin, po varfëron çdo familje shqiptare.

Edi Rama ka blerë vota siç ka blerë Charlin prandaj Edi Rama do shporret sepse kshu e ka kuptuar gjithë bota si i ka blerë votaT”, tha Meta.

Related Posts

Leave a comment