Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dita e Miqësisë mes Gazetarëve, në qytetin e Ersekës dhe fshatin e gurtë Rehova(2)

xYbHXrr-1-860x450

Nga Ilir Krasniqi

Pas vizitës  së burimeve termale të Bënjës, që shëron shpirtin dhe hap zemrën, fshat i ndodhur rreth 8 km nga Përmeti, duke u larguar vërtet të dashuruar në këtë qytet por edhe njerëzit, marrim drejtimin e qytetit Leskovikut përmes një rruge gjarpërore. Ky qytet për shumë nga ne, për herë të parë qe e vizitojnë, është njohur më se shumti përmes këngës “Leskovik o gurrë i thatë”.

Rruga që përshkohet nga Përmeti deri në Kolonjë duket ideale për ata që adhurojnë motoçiklizmin. Kjo rrugë përshkon peisazhe të pabesueshme dhe do t’ju magjepsin me bukurinë e tyre. Akëcili do ti preferoja të udhëtojnë ngadalë, të thithin ajrin e pastër dhe  ndalesat e shumta për foto me siguri nuk do të mungojnë.

Pas një qëndrimi disa orë në këtë qytet që veçohet për reliefin malor e kodrinor, dukej se çdo gjë ishte ndalur. Numri i popullatës vërehej se ishte pakësuar, megjithatë sazet dhe kabasë së  Leskovikut  nuk janë ndalë. Të gjitha këngët lidheshin me mjedisin,  natyrën. Pas një blic vizite të trashëgimivë kulturore të këtij qyteti, pas dhjetë minuta udhëtim ndalojmë në një fushë të mbuluar me petkun e borës së ngrirë që shkëlqente si kristal nga rrezet e diellit mes dy kodrinave ku është ngritur  Kampimng farma Shelegure.

Me një pritje tejet të ngrohtë nga përfaqësues të autoriteteve  lokale njihemi me kulturat prodhuese të kësaj ane. Për gjithë vizitorët tryeza në këtë kompleks është e pasur pavarësisht që të krijohet përshtypja që përveç natyrës asgjë tjetër nuk gjen. Krahas shijeve të forta e të dallueshme të rajonit malor, të gërshetuara me ato të fushave te kësaj zone, në tryezë dominonin gatimet tradicionale: pogaçe me salcë kosi me speca të grirë me një shije mjaft të veçantë, djathërat,  perime te konzervuara/ turshi që vetëm kjo pjesë i përgatit për shkak të kushteve mbase klimatike, mish qinxhi në hell të gjitha bio në kuptimin e plotë të fjalës.

Brenda restorantit të drurit në të katër anët me dritare krijohet ndjesi e veçantë teksa shikon pamjet e bukura misterioze të natyrës së virgjër.  Gati tri orë qëndrimi ishin të mjaftueshme për të njohur edhe me folklorin e pasur të këngës popullore kolonjare ku një grup tradicional enkas për ne demonstroi mjaft pikë muzikore për mirëseardhje. Është interesant se një zonë kaq e thellë dhe larg qendrës metropolitane nga një grup me saze enkas për ne të shpalosej një raportuar i këngëve  me motive qytetare. Pas disa orë qëndrimi ngadalë po largohemi nga ky vend me emocione të forta dhe dëshirën për tu kthyer edhe njëherë atëherë kur çel behari.

Rruga deri në Kolonjë ku është destinacioni i radhës nuk është e gjatë 36 kilometra por për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore aty arrihet për një orë. Besohet sipas autoriteteve lokale që rikonstruksionin dhe përmirësimin i kësaj rruge nga Leskoviku deri në Ersekë do bëhet shumë shpejt.

Me të arritur në Ersekë (Kolonjë) pak para orëve të pasdites së vonë siç e do rendi pimë nga një kafe në një kafiteri të rregulluar bukur  përballë objektit të bashkisë  së qytetit. Ndonëse pak lëvizje dukeshin në qytet në mbrëmjen e ftohtë, pronari i lokalit tregoj se jetonte në ShBA por kishte vendosur që të kthehej me fëmijët që të mos harrojnë origjinën e tyre dhe gjuhën.

Kryetari i bashkisë Erion Isai organizoi një pritje për një grup gazetarësh për të njohur me të gjithë zhvillimin e qytetit. Objekti në të cilën ishte vendosur administrata e bashkisë ishte e rinovuar tërësisht me një elegancë të pa përshkruar që të kënaqej syri, në muret e së cilës ishin vendosur figura të rilindasve.

Nga Erseka kanë dalë emra të njohur si Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani Sevasti Qiriazi, Parashqevi Qiriazi, Agim Qiriaqi, Dhori Qiriazi, Jani Vreto, Faik Konica, Sali Butka, Gani Butka, Mersin Prodani, dhe Zalo Prodani, Themistokli Gërmenji, Zylyftar Poda, Spiro Bellkameni, Hasan Zyko Kamberi, Shahin Kolonja, Naum Vangjel Cerja dhe këngëtari Xhemal Shaini.

Kjo e kaluar historike e qytetit i ka krijuar një te ardhme te shkëlqyer turistike. Kryetari tregoj se vetëm vitin e kaluar ka pasur një frekuentim prej 20.000 turistëve.

Tashmë investimet nëpër hotele janë shtuar. Akomodohemi në Hotel taverna Zisi në hyrje të qytetit me një mikpritje të madhe. Në mbrëmje aty shijuam sofrën kolonjare ku edhe gjatë dimrit ndien erë  frutash të thata. Shpirtin e qytetit e ndiejmë përmes grupit muzikor me këngë me motive të ndryshme të natyrës, mjedisit, figurave historike madje të gjitha trevave përfaqësuese. Vërehet se ky qytet është iu rrethuar në dashuri të përhershme me fshatrat e saj. Anila me një buzëqeshje qe nuk heq nga fytyra sa herë që rrëfen për qytetin së bashku me zyrtarë edhe të Leskovikut në asnjë moment nuk ndalet duke treguar për traditën e gatimeve dhe këngët e kësaj treve. Realisht rrugët kanë ngjallur turizmin ne këto pjese qe ende janë ne egërsinë e tyre natyrorë. Në një  moment mu kujtuan fjalët e mikut Çipa i cili tha se qytete të tilla  të cilat nga pikëpamja demografike  janë të vogla  jeta është po kaq  fisnike  sa edhe kur zhurmon , jeta është po kaq e bukur  dhe kaq vazhduese  sa edhe kur mendon se je në një qytet  zhurmë madh.

Fshati i gurtë Rehova, banorët e së cilës janë emigrantët e parë në ShBA rikthehet në destinacion turistik

Jeta nuk ka reprizë! Kjo është një maksimë që i përmbahem. Më dukej se po përjetoja rrugëtimin e jetës.  Mëngjesin e fillojmë me gërmime vizuele të një fshati mjaft interesant të Kolonjës. Është Rehova sic njihet fshati i gurtë me një histori të jashtëzakonshme që lidhet me ShBA. Ky fshat nga një zonë e humbur është kthyer në destinacion  turistik. Ky vend vërtet u hap sytë të huajve. Nën ajrin e ftohtë të Gramozit fillojmë vizitën që ka një kolorit arkitektural të veqantë.  Është interesant që të gjitha rrugët e fshatit të shpiejnë në një qendër ku qëndronte Kisha me konstruksion si katedrale. Shumica e shtëpive i ngjanin njëra tjetrës madje një pjesë e tyre ishin të bashkangjitura duke treguar harmonin e jetës në mes banorëve.

Anila Çuçllari, drejtore e Kulturës ne Bashki, me veshje tradicionale dhe dy fëmijë fshati po ashtu me veshje tradicionale,  me një energji dhe dashuri të paparë shoqëronte gazetarët  duke u treguar historinë e këtij vendi, duke u munduar të përmbledhë çdo gjë. Ajo na dërgon tek dyert e shtëpisë si ajo e fisit Qiriaqi, shtëpia e Naum Priftit. Emigracioni i parë për në ShBA mbi 100 vjet  janë banorët e po këtij fshati.

Por pavarësisht që shumë gjenerata kanë lindur atje, kanë rinovuar  shtëpitë e  gurtë të parëve të tyre. Para ndarjes nga ky fshat Anila me porosi studiuesit Skender Aliu ne disa gazetarëve na dhuroi nga një libër “KOLONJA, Studime Arkeologjike”. Thënë të  drejtën u ndjeva teje i nderuar për këtë dhuratë. Kjo bëri që emocionet të shtohen  edhe më shumë nga largimi me hapa të ngadaltë nga ky fshat i gurtë i shtruar në kalldrëm.

 Kasaforta mistike për shumë vite, shpërfaq Marubin kolonjar

Ngadalë rikthehemi në qendër të Ersekës për të mos mbetur borgj me njohjen e gjurmëve të historisë së qytetit të shtruar me pllaka guri që të kënaqte syrin. Ndalemi para një konstruksioni metalik me të cilën ishte shkruar kënga e njohur kolonjare “As e vogël, as e madhe”, që e kishim kënduar së bashku mbrëmjen e djeshme.

Prapa saj ndodhej Muzeu historik ku   pasqyrohej historia e trevës së kolonjës, që nga periudhat e hershme e deri në kohën e Rilindasve  si Fan Noli, Jani Vreto, Shahin Kolonja, , Gjerasim Qiriazi, Papa Kristo Negovani, Themistokli Germenji, Mustafa Leskoviku, Spiro Ballkameni, Sali Butka e dhjetra patriotë të tjerë të shquar.

Në pavionin e katit të dytë të muzeut u befasuam nga “Marubi” Kolonjar Dhimitër Vangjeli, i cili me aparatin e tij kishte fokusuar figura politike të kohës, veshjet traditën, kulturën, klerikët. Është interesant që fotografitë dhe negativët e tij ishin zbuluar shumë vonë pasi kishin qenë të mbyllura në një kasafortë metalike për të cilën fillimisht kishin dyshuar se në mos kishte ndonjë mjet plasës. Por aty vërtet kishte qenë një thesar.

Ngadalë po i afrohemi fundit të ekspeditës dy ditore të mrekulluar nga të gjitha ato rrëfime dhe bukuri që shijuam ne gazetarët  e të gjitha trevave. Në ndarje nga ky qytet i bukur i shtruar në pllaka betoni të bukura rikthejmë kokën tek bustet e Fan Nolit, Jani Vretos, Faik Konicës dhe Petro Nini Luarasit.

 

Related Posts

Leave a comment