Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E bujshme nga Franca: Neymar drejt Premier League për shifrën “modeste”, PSG e bën dalje…

download (16)

Sirena angleze për Neymar. Todd Boehly, pronari i Chelsea, pasi ka paguar tashmë 500 milionë stërlina përforcime për skuadrën, dëshiron të sjellë edhe kampionin brazilian në Londër.

Sipas “Le Parisien”, manjati amerikan është takuar me shefin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi në Paris, të martën, për të folur mbi një transferim të mundshëm të sulmuesit verën e ardhshme.

Boehly është një admirues i madh i lojtarit dhe nuk ka perceptuar dëshirë të madhetë parizienëve për ta mbajtur atë në “Parce des Princes”.

Më tej, drejtuesit e lartë të PSG-së do të kërkonin ‘vetëm’ 60 milionë euro, shifër që Chelsea nuk do të refuzonte ta hidhte në tavolinë. Neymar është i lidhur me klubin e Ligue 1 me një kontratë deri në vitin 2025 dhe mbetet transferimi më i shtrenjtë në botë deri më sot.

Megjithatë, shanset e Chelsea për ta marrë brazilianin mund të varen nga Lionel Messi. Marrëveshja e argjentinasit skadon këtë verë dhe nuk është e sigurt që ai do të rinovojë kontratën me PSG-në.

Nëse shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të qëndronte, klubi parizien do të ishte i gatshëm ta transferonte atë për një tarifë të lartë, me Chelsea të interesuar për një marrëveshje.

Related Posts

Leave a comment