Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e Nezir e Gentian Beqirit/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan

auto_ardian-capja-768x403-1-750x3751676644938

Prokuroria Speciale SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan, i akuzuar për vrasjen e babë e bir Nezir e Gentian Beqirit në Elbasan në vitin 2012.

Në pretencën e dhënë sot, SPAK kërkon edhe 25 vite burgim për Florenc Çapja, burgim të përjetshëm për Olsi Lekun, 6 vite burg për Ervis Bardhin, 20 vite për Klajdi Dokollin dhe 20 vite për Etien Canin, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

Të gjithë këta persona janë të dyshuar për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit.

I akuzuari kryesor për vrasjen, Ardian Çapja ka pretenduar në seancat e mëparshme para Gjykatës së Posaçme, se është i pafajshëm duke këmbëngulur në alibinë se ishte jashtë Shqipërisë.

Related Posts

Leave a comment