Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Qytetarët nuk i ndal asgjë!”, Meta: Përpjekjet e Ramës për regjim personal në vend, kanë marrë fund

auto_ilir-meta77454-770x4361676741857

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se përpjekjet e Edi Ramës për të instaluar regjimin e tij personal në vendin tonë, kanë marrë fund.

Në një reagim të fundit bërë në rrjetet sociale, Meta shprehet se tashmë Rama do të përballet me shqiptarët e ndershëm dhe opozitën, të cilët nuk i ndal asgjë.

“Përpjekjet e Edi Ramës për të instaluar regjimin e tij personal në Shqipëri kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Edi Rama ka përballë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë dhe opozitën, të cilët nuk i ndal asgjë dhe askush për të realizuar Ndryshimin e Madh që qytetarët meritojnë”, shkruan Meta.

Related Posts

Leave a comment