Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Skandali i McGonigal/ Deputetja e PS: I takon SHBA të bëjë drejtësi!

auto_711676742264

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo ka komentuar skandalin me McGonigal dhe takimet sekrete me kryeministrin Edi Rama. Sipas saj, i takon drejtësisë amerikane që të hetojë dhe më pas nëse gjatë hetimeve del diçka që ka lidhje me Shqipërinë, atëherë duhet të ketë edhe këtu një hetim.

“Unë mendoj se çështja në fjalë i përket SHBA, është një problem që duhet ta zgjidhin ata, nëse gjatë shqyrtimit të kësaj çështje të hetimit do dalë ndonjë gjë ku ka nga këto probleme që ngre opozita atëherë do bëjë punë edhe këtu tek ne. Për çfarë do gjykohet, kush janë faktet dhe provat? Duhet të kesh diçka që ta çosh në prokurori. Është një çështje që i përket SHBA. Mos flasim pastaj, nuk dyshoj fare që drejtësia amerikane është drejtësi tamam, nuk nxitohet të japë vendime. Problemet e tjera janë fare absurde, që edhe një fëmijë tja thuash nuk i beson”, tha Bozo për News24.

Teksa komentoi protestat e opozitës, Bozo thotë se gjithmonë ka arsye për të protestuar, por theksoi se nuk e konsideron revolucion, ashtu sic pretendon Berisha.

Deputetja socialiste tha se qeveria nuk rrëzohet me këto protesta, por rrëzohet vetëm me votë.

Ndjeni se do bëjë një revolucion opozita?

Bozo: Ky vetëm revolucion nuk është, se revolucioni ka kuptimin që ti do përmbysësh një sistem. Revolucion është një vullkan, nuk është me aq sa dolën më 11 shkurt apo me ata që dolën para parlamentit. Revolucion për mua ky nuk është. Këto janë protesta që kanë të drejta ti bëjnë të gjithë. Kur ngrihesh në protestë duhet të kesh një objektiv.

Nuk ka asnjë arsye për të protestuar?

Bozo: Për zyrtarin e FBI-së nuk është kauzë. Ka gjithmonë arsye për të protestuar, opozita atë punë ka të protestojë dhe të kritikojë. Por me protesta të kësaj natyre nuk bie nga pushteti, jo kryeministri i tanishëm, por asnjë kryeministër asnjë qeveri. Qeveria bie nga pushtet kur e heq populli me votë. Vetëm vota e çon në pushtet ose e heq nga pushteti.

Related Posts

Leave a comment