Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

MARRËVESHJA BERISHA-JANULLATOS (22 janar 2009)

331588500_497440849247668_4916582337505065924_n

Foti Cici

LIGJI 10 057 (4 shkurt 2009)
Për ata që nuk e dinë, ose që hiqen sikur harrojnë, marrëveshja antikombëtare dhe antikishtare midis shtetit shqiptar dhe kishës ortodokse (Berisha-Janullatos) u ratifikua, u bë ligj dhe u botua në Fletoren Zyrtare më 4 shkurt 2009, siç mund ta lexoni në lidhjen më poshtë.
Kjo marrëveshje e rrezikshme njohu dhe ligjëroi statutin e ri antikombëtar dhe antisinodik të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (2006), të cilin e kam komentuar atëherë kryefund (shih lidhjen më poshtë).
Me pak fjalë, kryepeshkopi Janullatos hoqi nga Statuti i KOASh-it (1950) nenet që fytyronin një kishë kombëtare, e cila qeverisej sipas traditës kanonike ortodokse:
U kufizua juridiksioni i KOASh-it vetëm brenda Shqipërisë, duke ia kaluar diasporën shqiptare kishës greke.
U shfuqizuan nenet për zëvendësimin e Kryepeshkopit në rast paaftësie.
U shfuqizua neni për kontrollimin dhe disiplinimin e Kryepeshkopit në rast shkeljeje.
U shfuqizua neni i procesit mbi zgjedhjen e kryepeshkopit.
Iu zhveshën kompetencat Sinodit duke ia kaluar të gjitha Kryepeshkopit, i cili u bë përfaqësuesi i vetëm ligjor i komunitetit ortodoks “para çdo autoriteti e pushteti” dhe si i vetmi që ka kompetencën e komunikimit dhe kungimit me kishat e tjera autoqefale.
Praktikisht, Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë u privatizua dhe u personalizua me statut, duke i dhënë kryepeshkopit gjithë lirinë dhe hapësirën për ta kthyer kishën tonë kombëtare në ambasadën de facto të Greqisë në Shqipëri.
Menjëherë pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje antishqiptare, u shtua egërsisht përdorimi i greqishtes edhe në Tiranë e në gjithë Shqipërinë, nisi hapja e shkollave greke nga KOASh-i në gjithë vendin, shumëfishimi i varrezave ushtarake greke në jug, e të tjera akte antivendore, ndërsa veprimtaria fetare e kishës sonë kaloi në plan të dytë, duke u zbehur çdo vit e më tepër.
* * *
“Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta:
Kulti i Anastasit dhe shkombëtarizimi i Kishës
Komentar i Statutit të ri të KOASh-it:
Shkrime nga Atë Foti Cici (2003-2006):

Related Posts

Leave a comment