Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çmimi i patentave, Shqipëria më e shtrenjta në krahasim me Kosovën, RMV e Serbinë

-640-0-1677062077xpatente-506

Ndryshimi i çmimit të marrjes së një patente shkaktoi reagime të shumta. Vlera prej 85 mijë lekësh, u vendos pas një marrëveshje, mes shoqërive të interesit dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Kjo shumë u konsiderua e lartë, duke hedhur akuza ndaj DPSHTRR. Megjithatë, Blendi Gonxhe, drejtuesi i këtij institucioni si dhe pjesëtarë të shoqatës së autoshkollave, thanë se këto kosto janë shtesë për shkak të zgjatjes së programit të teorisë dhe praktikës.

Euronews Albania bëri një krahasim me vendet fqinje, ku rezulton se Shqipëria me tarifat e reja e ka me të lartë çmimin bazë për pajisjen me një patentë sesa disa nga vendet e rajonit.

Në Kosovë, ky kurs kushton 574 euro, përfshirë certifikatat shëndetësore e deri tek aplikimi për marrjen e kartës.

Në Maqedoninë e Veriut, një i ri për vetëm 520 euro, mund të marrë patentën për klasin B.

Por nëse bëjmë një krahasim me Italinë dhe Greqinë, vende anëtare të Bashkimit Europian, shifra është shumë herë më e lartë. Kursantët duhet të paguajnë mbi 1000 euro, për teorinë dhe praktikën.

Serbia është një nga vendet e rajonit që ka çmimet më të larta të marrjes së patentës, por sërish nuk e kalon Shqipërinë. Kostoja për trajnimin e plotë të një shoferi të ri në teori dhe praktikë është rreth 630 euro.

Related Posts

Leave a comment