Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Meta pyetet për “CEZ-DIA”, Kastriot Ismailaj kërkon lirinë në Fier. Ja cili gjyqtar vendos për biznesmenin

-640-0-1677086469xismailaj-356

Teksa ish-presidenti i Republikës Ilir Meta është paraqitur në prokurorinë e posaçme SPAK, për të dëshmuar lidhur me marëveshjen e kompanive “CEZ Albania-DIA”, paralelisht në gjykatën e Fierit, zhvillohet një gjykim ku kërkohet lirimi i Kastriot Ismailaj.

Ismailaj, rezulton i dënuar me 11 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Ndërsa një muaj më parë i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Fierit, ku argumenton se kërko lirimin me kusht, pasi ka kryer më shumë se 2/3 e dënimit të dhënë nga gjykata e Tiranës.

Pritet që në ditët në vijim të jetë gjyqtari i Fierit, Alfred Konomi, që do vendosi nëse të pranojë lirimin ose jo, të Kastriot Ismailaj.

Ismailaj është pronari i kompanisë DIA, e cila lidhi marëveshje me “CEZ-Albania” me qëllim mbledhjen e borxheve financiare të klientëve që kishin detyrime financiare në mospagimin e energjisë elektrike në Shqipëri.

Por kjo marëveshje ishte një dështim total dhe mashtrim me vlerë dëmi 5 milion euro.

Për shkak të humbjeve të mëdha, që pësoi kompania me qëndër në Pragë dhe mos mbledhja e borxheve, shteti Shqiptar vendosi të largojë firmën energjitike Çeke, “CEZ-Albania”.

Për rrjedhojë CEZ, nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet dhe Shqipëria u detyrua t’i paguajë CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.

Ndërsa në Shqipëri, prokuroria nisi një process penal, duke arrestuar e dënuar me 11 vite burgim Kastriot Ismailaj dhe konfiskuar 5 milion euro në llogaritë e tij bankare.

Related Posts

Leave a comment