Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I nguli thikën 52-vjeçarit, arrestohet autori në Vlorë

auto_-640-0-63f8e8af15feb1677257180

Sot, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. M., 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç.

I cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta policore, pas një orë ndjekjeje, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. M., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Related Posts

Leave a comment